Kurc nga Tramp kërkoi më shumë angazhim të SHBA-së mbi Kosovën

Kancelari austriak Sebastian Kurz kërkoi, në një bisedë me presidentin amerikan Donald Tramp në Uashington, angazhimin më të madh të Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Kurz, i cili është kancelari i parë austriak që takohet me një president amerikan në Shtëpinë e Bardhë në 13 vitet e fundit, i tha shtypit pas bisedimeve, se SHBA në Kosovë “ka një ndikim të fortë që mund ta përdorë pozitivisht”.

Austria, theksoi Kurc, e sheh pozitivisht dialogun ndermjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçit dhe do të mbështesë shkëmbimin e territorit, edhe pse kjo është një temë e vështirë.

“Nëse të dy palët bien dakord për diçka, evropianët nuk duhet t’ ua presin rrugën e tyre, dhe kjo po kështu vlen edhe për amerikanët,” tha Kurz./21Media

Back to top button