Kurti: Do ta avancojmë bashkëpunimin ndërshtetëror

Kurti falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar

Fjalën e tij në konferencën për media, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e filloi duke treguar se është shumë i gëzuar që ndodhet në Tiranë.

Një orë para se të bëhen një javë që mori detyrën si kryeministër, Kurti u zotua se së bashku me Ramën do ta avancojnë bashkëpunimin ndërshtetërorë në fusha si ekonomia, politika e jashtme, arsimi e shumë të tjera, shkruan rtv21.tv

Në shekullin 21 të ecim bashkë, shpejt dhe fuqishëm. Do ta dëshmojmë si dy kryeministra, do të avancojmë bashkëpunimin ndërshtetëror në fusha dhe përmasa çfarë i ka dëshiruar gjithmonë kombi ynë, e ende nuk i ka pare, ketë do ta dëshmojmë ne”, u shpreh Kurti.

Kurti dhe Rama bën të ditur se do të formohet një komision ndërshtetëror të përberë nga ministra edhe deputetë.

Në fund, Kurti falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për përkrahjen, siç tha ai të pa rezervë për Kosovën./21Media


.

Back to top button