Kurti: Është e nevojshme të rriten pagat, por jo edhe të qeveritarëve

Kurti kritikon Qeverinë për buxhetin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hedhur kritika ndaj Qeverisë lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, një ditë para se Kuvendi të mblidhet për të votuar Projektligjin për Buxhetin.

Kurti përmes një shkrimi në facebook është shprehur se çdo vjedhje duhet të dënohet, e sipas tij, së pari ajo e qeverisë.

“Është e nevojshme që pagat të rriten në vendin tonë. Por, jo ato të krerëve të shtetit dhe qeveritarëve. Ndërkohë paga minimale në Kosovë ngelet 170 euro për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç, dhe vetëm 130 euro për ata nën këtë moshë!”, ka shkruar Kurti në facebook.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të nesër, me ç’rast është paraparë që në rend dite të jetë edhe Projektligji i Buxhetit për vitin 2019.

Në fillim të dhjetorit për dy ditë rresht ishte diskutuar Projektligji për Buxhetin në lexim të parë, por nuk është hedhur në votim Projektligji për Buxhetin, ku ka pasur vërejtje nga partitë opozitare, të cilët e kanë quajtur buxhet jo-zhvillimor dhe buxhet për skema sociale.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro./21Media

Back to top button