Lamtumirë bilbili i këngës shqipe!

Mijëra qytetarë morën pjesë në homazhet për këgëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha!

Sot në Prishtinë iu dha lamtumira e fundit bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës. Në Akademinë Përkujtimore u tha se Nexhmije Pagarusha këngëve ia jepte vulën e përjetësisë. Kortezhi që përcillte arkivolin e Nexhmije Pagarushës e përcollën me duartrokitje, ashtu siç ajo duartrokitej në çdo paraqitje të saj.(E përgaditi- Abaz KRASNIQI)./21Media

 

Back to top button