Demokrati heq dorë nga fushata e tij

Demokrati heq dorë nga fushata e tij

Senatori demokrat, Cory Booker ka bërë të ditur sot se do të përfundojë fushatën e tij pasi nuk arriti të kualifikohej për debatin demokratik të planifikuar për të martën në Iowa.

“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por hyra në këtë garë të fitoj, dhe gjithmonëë kam thënë se nuk do të vazhdoja nëse nuk kishte një shteg drejt fitores”, tha Booker në një e-mail drejtuar përkrahësve të tij.

Nesër do të mbahet debati presidencial ku 6 kandidatë demokratë do të paraqiten në CNN. Booker nuk u kualifikua për këtë ngjarje.

Lajmërimi i tij shënon një largim tjetër të profilit të lartë të afrikano-amerikanëve nga gara për president. Pas mos kualifikimit për debatin e dhjetorit, Booker kishte kritikuar rregullat që e ndalonin të kualifikohej për ngjarjen, dhe ishte i zëshëm për mungesën e diversitetit në këtë fazë./21Media