Lëndita Rexhepi një grua ndërmarrëse në vendin tonë

Ajo thotë se vështirësitë e saj janë me sjelljen e koleksioneve të reja

Në kuadër të reportazhit të emisionit  “Start Up” në RTV 21 ndërmarrësja Lëndita Rexhepi ka foluar për biznesin e saj.

Lëndita Rexhepi një grua ndërmarrësë në vendin tonë arrit jo lehtë ta marrë këtë titull.

Ajo nëntë vjet më parë arriti t’i hyj fushës së ndërmarrësisë duke ngarkuar veten me përgjegjësinë e përfaqësimit të kompanisë së aksesorëvë shumë të rëndësishëm të “Penelope” për Kosovë.

“Dëshira ime ishte e kahmotshme,kam punuar edhe punë të ndryshme por qëlimi im ishte ta filloj edhe  një punë vetë” ka thënë ajo.

Ajo thotë se përfaqësimin e ka marrë fillimisht përmes Shqipërisë.

Rexhepi ka treguar se përpos në Prishtinë dyqane të këtij brendi ka edhe në qytete tjera si: Prizren ,Ferizaj dhe Pejë.

Vështirësitë për të mbajtur biznes në Kosovë janë të natyrave të ndryshme.Kështu Lindita thotë se vështirësite e saj janë me sjelljen e koleksioneve të reja dhe problemet që i shkaktohen me doganë./21Media

Back to top button