Maloku: LDK-ja e pengoi PDK-në në kapjen e shtetit

Sipas saj LDK e ka ndalur “turrin” e korrupsionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doruntinë Maloku tha se PDK po e dëshiron fundin e partneritetit me LDK-në për shkak se kjo e fundit nuk po ia lë duart e lira për ta kapur shtetin.

Maloku tha se nuk ka pasur deri më tani kryeministër me të sulmuar se sa kryeministri Mustafa, meqë sipas saj PDK ka shpresuar se LDK do të shndërrohej në satelite të saj.

“Duke parë refuzimin e LDK-së për tu bërë pjesë e kësaj të keqe, PDK me të gjithë arsenalin politik dhe jo politik, duke përfshirë nëntokën sulmoi LDK-në si të ishte parti opozitare”, tha Maloku.

Ajo shtoi se për kaq kohë qeverisje, LDK-ja ka ndalur turrin e korrupsionit e kontrabandës të cilën e kishte instaluar PDK-ja.

“PDK-ja e do një partner të koalicionit që ia lë duart e lira për të kapur shtetin”, tha Maloku.

Back to top button