Mesut Ozil dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë dy nga futbollistët që me gjasë do të largohen nga Arsenal gjatë kësaj vere që po vjen

Mesut Ozil dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë dy nga futbollistët që me gjasë do të largohen nga Arsenal gjatë kësaj vere që po vjen

Ata po monitorohen nga Jose Mourinho, edhe pse Goal mëson se gjermani Ozil nuk do të nënshkruante me një skuadër nga qyteti i Manchester.

Mourinho ka në plan që të forcojë mesfushën, dhe këtë do ta bëjë me fillim nga data 1 korrik kur hapet afati i transferimeve, e të dy futbollistët e Topçinjëve kanë vetëm edhe 15 muaj në kontratat e tyre, shkruan rtv21.tv.

Chamberlain është lidhur me një kalim jashtë Arsenalit, skuadrës për të cilën shërbeu për 6 vite. Mourinho kishte tentuar të blinte shërbimet e anglezit qysh kur ishte trajner i Chelseas në vitin 2014.

Ozil nuk ka mundur të replikojë formën e tij nga sezoni i kaluar, por Mourinho që e njeh futbollistin nga koha e tij në Real Madrid do të monitorojë nga afër gjëndjen e gjermanit pasi sheh potencial në të, mirëpo edhe Chelsea e Bayern Munich janë të interesuar për një marrëveshje të mundshme./21Media