Maqedonia e dyta për posedim armësh, ja ku janë Kosova dhe Shqipëria

Kosova 19,5 armë për 100 banorë

Serbia renditet e para nga ish-Jugosllavia me më shumë armë të regjistruara dhe menjëherë pas saj vjen Maqedonia, sipas “Washington Post”. Këto të dhëna sugjerojnë se Maqedonia ka 24.1 armë për 100 banorë.

“Slavorum” ofron këto të dhëna dhe paralajmëron se duhet të merren seriozisht statistikat, sepse në shumë vende ka shumë armë të paregjistruara, që do të thotë se numrat në hartë mund të jenë shumë më të lartë.

Sipas këtyre të dhënave, Serbia ka 37.8 armë për 100 banorë, Maqedonia është e dyta me 24.1 armë, e ndjekur nga Mali i Zi 23.1, Kroacia  21.7, Kosova 19,5 dhe Bosnjë e Hercegovina 17.3. Banorët e Republikës Çeke kanë 16.3 armë për 100 banorë, Sllovenia 13.5, Rusia 8.9, Sllovakia  8.3, Bjellorusia 7.3, Ukraina 6.6, Bullgari 6.2 dhe më së paku raportohet për 100 banorë në Poloni, 1.3. Sipas “Washington Post”, Shqipëria disponon me 8,6 armë për kokë banori, shkruan Albinfo.ch.

Sipas të njëjtave të dhëna, në nivel të Evropës më së shumti armë posedojnë në 100 banorë zviceranët, 45.7, e ndjekur nga suedezët 45.3.

Back to top button