Aleksis Cipras ka thënë se marrëveshja me kreditorët varet nga masat shtesë për zbutjen e borxhit

Aleksis Cipras ka thënë se marrëveshja me kreditorët varet nga masat shtesë për zbutjen e borxhit

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh sot se Athina bie dakort me kreditorët në lidhje me masat shtesë të kursimit, por duhen ndërmarrë gjithashtu masa të konsiderueshme për zbutjen e borxhit publik.

“Finalizimi i marrëveshjes dhe votimi për masat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të kryhet por me kushtin që të ketë ndërkohë masa të konsiderueshme për lehtësimin e borxhit”, deklaroi Cipras, për të përditshmen greke “Ethnos” në botimin e sotëm.

Negociatat mes qeverisë dhe përfaqësuesve të kreditorëve për shqyrtimin e reformave të përmbushura tashmë dhe atyre që do të vijnë po zvarriten prej disa muajve, duke penguar vijimin e derdhjes së kësteve të kredisë ndërkombëtare për vendet me nivel të lartë borxhi.

Mosmarrëveshja mes dy palëve është kryesisht rreth kërkesës së kreditorëve për të ruajtur një nivel fillestar të lartë të suficitit buxhetor pas përfundimit të programit aktual, ose pas vitit 2019.