“Me Serbinë nuk negocohet me klane e grupe poltroniste…”

Sipas sociologut, bota e sotme funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo qefe klanore e grupore poltroniste

Profesori dhe sociologu, Fadil Maloku shprehet se me Serbinë duhet të negocohet me ekspert e politika kompetente shtetërore.

Sipas Malokut është shumë e dëmshme dhe jo legjitime që në këtë situatë të tensionuar me Serbinë, të krijohet një ad hoc “delegacion shtetërorë”, për hirë të një kërkese ultimative nga Brukseli.

Ai ka paraqitur disa pika që tregojnë se përse sipas tij, ideja që Kuvendi të krijojë një delegacion shtetërorë është i gabuar.

“1. Me çfarë mandati, (po tentojnē të futen me çdo kusht!) në ekipin e “delegacionit shtetēror”, në bisedimet me Serbinë, ca ish parashutista e ca poltronista tē tanishëm klanor e partiak, kur qartë Kushtetuta e Kosovës i definon si kompetencat, ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e secilit organ përfaqësues në gjithë arkitekturën e shtetësisë sē (brisht) Kosovēs?

2. Dukuria e “parashutizmit” politik, po duket po vazhdon me odisejadēn e vjetër të paraluftēs…,kur Kosova ende nuk kishte as institucione e as pêrfaqësi legale e demokratike, të dalur nga vota e qytetarit, por, kishte njerëz patriota që me përkushtimin dhe guximin e tyre intelektual, dinin denjēsisht t’i artikulonin dhe mbronin si interesat ashtu edhe të drejtat uzurpuara nga ish regjimi serb.

3. Tani, në situatën e tensionuar skajshmērisht me Serbinë, të krijosh ad hoc “delegacion shtetërorē”, pa konsulten e viss maiorit Kushtetues, (për hirë të njē kërkese ultimative nga Brukseli) mendoj që është jo vetēm e dēmshme, por, edhe shumë jolegjitime! E them kështu, edhe për shkak se tani kur egziston “adresa” kushtetuese, e cila nē mos të parashikimeve tjera substanciale dhe situatave të procesit të shtetndërtimit të Kosovēs, tē paktēn, e ka qartësu nē vija të trasha dilemën hobsiane, të kompetencave; të gjyqësorit, legjislativit dhe egzekutivit e vendit.

4. Pra, ideja se ekskluzivisht Kuvendi (anipse, Kushtetuta aktuale, ia delegon atij të drejtën e ratifikimit të Marrëveshjeve me interes kombëtar e shtetërorë) e ka të drejtën (juridike), kompetencēn (morale) dhe obligimin (politik) për ta kriju njē listē njerëzish me naryrën e një farë “delegacioni” shtetërorë, që do negocoj (e çka do negocoj, s’është fare e qartë!?) me Serbinē, është e gabuar.

5. Është adresim i gabuar, sepse, shteti i Kosovës me Kushtetutën ahtisariane, anipse, mjaft denigrues për komunitetin shqiptar, i ka nda për secilën shtyllë (egzekutivi; legjislative; e gjyqësori) “vijat e kuqe” të kompetencave dhe mandati, në raport me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Tani, nëse u adresohemi këtyre “vijave të kuqe”, kuptojmë që sjelljet tona (partiake, qeveritare) publike politike dhe juridike, duhet të jenë në koherencē taksative me te. Ndryshe, harrone kohen e “grupeve të unitetit”, ku në stilin alienist, katapultoheshin gjithfarë; patriotash kozmopolit, e “eksperta” që Kosova, edhe atëbotë i kishte mjaft edhe për eksport. Bota e sotme, funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo qefe klanore e grupore poltroniste.!”, ka shkruar Maloku./21Media

Back to top button