Minatorët e parë dalin nga Trepça

Aktivizohet energjia elektrike në minierë

Kanë dalë një pjesë e minatorëve që ishin të ngujuar në minierën e Trepçës në Mitrovicë. 26 minatorë tanimë janë jashtë nga 100 sa ishin të ngujuar në minierë si pasojë e një zjarri që ka përfshirë sot një trafo brenda Objekti të Trepçës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka theksuar që pas aktivizimit të energjisë elektrike kanë filluar të dalin edhe minatorët e parë nga miniera.

“Minatorët e parë kanë filluar të dalin dhe presim që të gjithë të janë mbi tokë. Fotot janë nga gjëndja aktuale brenda tek trafo e djegur. Një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës. Janë duke punuar në sanimin e problemit.”, ka deklasuar ministri përmes një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Ministri Lluka është deklaruar edhe më parë, i cili përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se brenda minierës janë 100 minatorë, por sipas tij, pa rrezikë për jetë. Siç ka theksuar Lluka miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesën e ajrosjes.

Një zjarr ka përfshirë një trafo brenda Objekti të Trepçës sot rreth orës 12:00. Si pasojë e tij është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë, duke bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala. /21Media 

Back to top button