Ministri i Punëve të Brendshme: Sakrifica e Demajt na bënë krenar

Ekrem Mustafa ka reaguar për vrasjen e policit Izet Demaj

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa ka shprehur ngushëllime për vrasjen e policit në detyrë, Izet Demaj në Istog. Ai po ashtu ka deklaruar se sakrifica e Demajt është krenari, por edhe shtytje për të luftuar krimin.

“U trondita nga vrasja e Izet Demajt, pjesëtar i Policisë së Republikës së Kosovës.

Izeti sakrifikoi veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut. Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët.

Siguria e Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk ka alternativë.

Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Për vrasjen e policit kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët kanë shprehur ngushëllime duke e cilësuar Demajn si hero.

Polici i Kosovës, Izet Demaj u vra sot në Istog gjatë detyrës, atë e qëlloi një grabitës i cili më pas u vra nga policia./21Media

 

 

Back to top button