Polici i vrarë, baba i tre fëmijëve

Polici Izet Demaj u vra sot në detyrë në Istog

Pjesëtari i Policisë së Kosovës që u vra sot në Istog gjatë përleshjes me hajna të dyshuar është prind i tre fëmijëve.

Kallxo.com merr vesh se polici i vrarë është babai i tri vajzave.

Polici I.D. u vra sot gjatë një përleshjeje me hajna të dyshuar në qendër të Istogut. Hajnat ishin duke grabitur degën e një banke.

Gjatë përleshjes, edhe njëri prej grabitësve të dyshuar është vrarë./kallxo

Back to top button