Fillon rehabilitimi i rrugës 2.7 kilometrash

Fillon rehabilitimi i rrugës 2.7 kilometrash

Kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Ministrisë ky projekt është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro. Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalisitika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në detyrë, Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e këtyre punimeve. Ai theksoi se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale, por para së gjithash, përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Sipas një njoftimi për media MIT gjatë Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar rreth 300 projekte infrastrukturore në mbarë vendin./21Media