Ministrit Aliu dyshohet se i është vjedhur vetura zyrtare

Autoritetet në Shqipëri, në mëngjesin e sotëm kërkuan ndihmën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për kontrollin e veturës Audi, ngjyrë të zezë, që kaloi në pikën e kalimit kufitar në Qafë Morinë.
Gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është vjedhur. Rastin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se “vetura i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetura drejtohej nga një mashkull, i cili kishte mungesë të dokumenteve dhe është prezantuar si: B.S., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar)”.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet e Shqipërisë. Kurse, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë në ora 08:50 nga B.C., si ankues, është iniciuar rasti “Vjedhje”.
“Vlen të ceket se vetura kishte qenë e parkuar në parkingun e MMPHI-së në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button