Escobar për Ballkanin Perëndimor: SHBA mbështetë këmbënguljen e tyre për integrim në BE, pikë

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabrel Escobar në fjalimin e tij të samitit ekonomik tha se politika amerikane mbështet këmbënguljen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE.
Duke u nisur nga përvoja amerikane, ai tha se inkuadrimi këtyre vendeve në BE do të sillte stabilitet.
Tutje, Escobar tha se SHBA-ja dhe BE-ja kanë janë në marrëveshje në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.
“Politika amerikane i mbështet këmbënguljet e këtyre vendeve që BE t’i inkuadron në shtetet demokratike evropiane. Pikë. Kjo është politika jonë, dhe gjithçka tjetër është qasje taktike për të gjitha mënyrat të cilat ne mundohemi ti bëjmë. Por nga pikëpamja jonë kjo do të prodhonte sasi të madhe të stabilitetit në rajon në fakt kjo është përvoja jonë. Duke e njohur zgjerimin e BE-së, se secili vend kur hy në BE qëllimi është të jetë më stabil dhe demokratik dhe të gjitha ato, kontribuojnë në BE dhe në bashkësinë euro atlantike”, tha Escobar./TV21

Back to top button