Mogherini takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Në këtë takim është i përfshirë edhe Mustafa

Në ndërtesën e shërbimit evropian për çështje të jashtme (EEAS) në Bruksel sonte ka nisur takimi jo formal i shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilëve edhe ai i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin në largim të Kosovës Isa Mustafa./21Media

Back to top button