Moore pas takimit me Kurtin: Kosova s’ka mik më të madh se Mbretërinë e Bashkuar

Moore uron Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qënddrimit në Munih sot është takuar edhe me me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Moore pas këtij takimi ka shkruar në Twitter ka shfaqur mbështetjen për Kosovën, duke thënë se Kosova nuk ka mik më të madh se Mbretërinë e Bashkuar.

“Takim i shkëlqyeshëm ë. kryeministri i ri kosovar @albinkurti @ # MSC2020. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të rinisjen e bisedimeve me Serbinë. Kosova nuk ka mik më të madh se sa  Mbretërinë e Bashkuar.”, ka shkruar ai. /21Media

Back to top button