Mot jostabil në pjesën e parë të javës së ardhshme

Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretëroj vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s

Back to top button