Abrashi do t’i ndërtonte Mimozës përmendore në Prishtinë

Mimoza Kusari-Lila tha se masat e riprocitetit i ka vendosur, por Abrashi nuk e ka ndërtu përmendoren

Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa sonte në kuadër të debatit zgjedhor që po transmetohet në RTV21 ia kujtoi Gazmend Abrashit nga koalicioni PAN një deklaratë të tij të vitit 2011 kur Kusari-Lila kishte qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

Ajo tha që në atë kohë Abrashi i kishte thënë që nëse arrinë që t’i vendosë masat e reciprocitetit me Serbinë do ta ndërtojë një permendore në qendër të Prishtinës, duke i thënë se masat i ka vendosur, por Abrashi përmendoren nuk e ka ndërtuar, shkruan rtv21.tv

Kusari-Lila më tutje kujtoi se Kosova ka ligje të masave antidamping që janë implementuar dhe e kanë mbrojtur mishin e pulës dhe tjegullat e prodhimit të Kosovës. Ajo tha se Kosova ka vendosur tarifa shtesë për produktet që kanë qenë jashtë mase të liruara nga Serbia, derisa janë vendosur çmime, apo tarifa shtesë në kufi me Kosovën, derisa shtoi se Cefta është nënshkruar në kohën e UNMIK-ut./21Media

Back to top button