Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të ndikojnë zona më të qëndrueshme të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen e natën mundësi për shi.

Nga Atlantiku një ciklon më i fuqishëm pritet të përfshijë rajonin tonë ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore.

Nga dita e diel fusha anticiklonike me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin kthjellime dhe rritje të mëtutjeshme të temperaturave mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C. Erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e diel rritje të shpejtë mbi këto vlera.