Moti në Shqipëri

Temperaturat minimale deri në -7 gradë

Presioni i lartë atmosferik i pozicionuar në Evropën verilindore po jep impakt në territorin e Shqipërisë duke mbajtur stabilitet të motit pa reshje.

Moti do të jetë me diell në Jugperëndim dhe prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale në zonat malore do të lëvizin nga -7 deri në 3 gradë, në zonat e ulëta -4 deri në 16 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 2 deri në 16 gradë Celsius.

Back to top button