Moti për nesër sipas Institutit Hidrometeorologjik

Nesër parashihet të bjerë borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. “, thuhet në njoftimin IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s./21Media

Back to top button