Musliu: Vjosa Osmani është presidente Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sonte në emisionin debatues, CLICK në RTV21 tha se presidentja e Kosovës, „Vjosa Osmani është presidente e Albin Kurtit dhe jo e shtetit“.
Sipas Musliut, presidentja deri më tani nuk ka treguar ndonjë qëndrim të qartë.
“Çasja e Vjoses me kaq indiferencë ndaj çdo problemi që po ndodhë në Kosovë më së paku i takon një presidenti të vendi. Nuk e kemi një deklaratë të Vjosa Osmanit për Gjykatën Speciale dhe padrejtësitë që po bëhen atje, nuk e kemi kundër kërcënimeve që po iu bëhen mediave, për kërkesat e veteranëve, sindikatat e arsimit. Nuk e kemi asnjë deklaratë që është pozicionuar si presidente. Çdo gjë që ka thënë Kurti ajo ka bërë amin”, ka thënë Musliu duke shtuar se ajo nuk është presidente e shtetit, por e kryeministrit Kurt./21Media

Back to top button