Mustafa: Kosova është e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm

Mustafa tha se me objektivat e aprovuara dhe masat strategjike e sjellin vendin më afër BE-së

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha strategjive për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Ai më tutje tha se me agjendën e vitit 2015 ku janë aprovuar 17 objektivat për zhvillim të qëndrueshëm dhe 34 masat strategjike e sjellin vendin më afër Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm social, mjedisor dhe se synojnë të ndërlidhin prioritet e Kosovës me këto objektiva.

Këto komente Mustafa i bëri në forumin e diskutimit mbi zhvillimin e qëndrueshëm, i organizuar nga UNDP-ja.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i misionit të USAID-it, James Hope i cili tha se përkundër shumë sfidave që ka Kosova, ka arritur  progres të madh, dhe se Kosova në bashkëpunim me USAID-in do t’i arrij 17 caqet për zhvillim të qëndrueshëm. Ai më tej shtoi se ata së bashku me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e caqeve të qëndrushmerisë.

Back to top button