Mustafa ngushëllon popullin suedez
Pas sulmit në Stokholm reagon Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas sulmit terrorist që është kryer sot në Stokholm të Suedisë, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin suedez.
“Lajm i trishtuar i sulmit terrorist në Stokholm të Suedisë. Ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe popullit suedez”, ka shkruar Mustafa në Twiter.
Ndryshe autoritetet suedeze kanë bërë të ditur se një shofer kamioni përplasi një turmë të këmbësorëve në Stokholm të premten, duke vrarë të paktën tre persona./21Media