NBA: New York largon Carmelo Anthony

Drejtuesi i klubit mori përsipër gjithë përgjegjësitë për sezonin e dështuar

Ndahen rrugët e New York Knicks dhe basketbollistit Carmelo Antony, pasi drejtuesi më i lartë i klubit nga “Molla e Madhe”, Phil Jackson i jep dorën atij, dështoi në misionin për të siguruar një biletë në zonën lay off.

Phil është nga ata njerëz që konferencat e shtypit nuk i kthen asnjëherë në rutinë dhe që në nisjen e fjalës së tij, i la gazetarët të shtangur.

“Duke marrë në konsideratë objektivat që kemi mendoj se Carmelo do të bënte mirë të vazhdonte rrugën diku tjetër dhe në këtë mënyrë mund të nxjerrë në pah talentin e tij dhe të luftojë për titullin”, ka thënë Phil.

Sipas tij, New York nuk arriti të fitonte me Anthony në skuadër dhe ky është një tregues se bashkëpunimi mes palëve nuk ka funksionuar.

Në fund të konferencës, drejtuesi i klubit mori përsipër gjithë përgjegjësitë për sezonin e dështuar.

“Përgjegjësi kryesor për këtë situatë jam unë dhe tani mendoj se ka ardhur momenti që të ndryshoj shumë gjëra”, përfundoi Phil./21Media

Back to top button