Ndërtesa e parë me çati të gjelbërt

“Besoj se në të ardhmen do të jetë një nga këndet më të bukura që do të përdoret nga qytetarët”

Qendra tregtare më e vjetër në Shkup para disa viteve i shpëtoi barokut, tash po pritet që në çatinë e ndërtesës të ndërtohet një park. Deri tani çatia u ka shkaktuar problem shitësve të dyqanave pasiqë gjatë reshjeve të shiut uji u pikonte brenda. Drejtori i kësaj qendre, Narine Sahakjan tha se me këtë projekt do të anashkalohen të gjitha problemet e deritanishme.

“Do të jetë një kënd i bukur. Para së gjithash do ta mbrojmë këtë terasë e cila ishte një pikë e dhimbshme, do të kalojë. Besoj se në të ardhmen do të jetë një nga këndet më të bukura që do të përdoret nga qytetarët e Qytetit të Shkupit”, tha drejtori i -QTQ-së.

Ndryshe në periudhën kur temperaturat arrijnë në një shkallë të lartë, në këtë qendër tregtare tempëraturat janë për 10 gradë më të larta.

“Kjo është një teknologji e re që trajton rreziqet e reja të ndryshimeve klimatike, dhe këto janë temperaturat e larta të cilat kërcënojnë Shkupin”, tha Narine Sahakjan.

Qyteti i Shkupit për këtë projekt do të ndajë 32 milion denarë dhe thotë se do të jetë gati ketë verë. Ndryshe ky është rikonstriumi i parë i qendrës pas 45 viteve, raporton TV21./21Media

Back to top button