Në qendrën e “Filologjisë” po rritet numri i votueseve

Tani për tani në fakultetin e Filologjisë gjithçka po rrjedh në rregull

Procesi zgjedhor në qendën e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, është duke rrjedhur normalisht dhe në këtë orë po shtohen numri i qytetarëve që po iu drejtohen kutive të votimit.

Në këtë qendër ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti.

Gjithashtu, Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova e ka vizituar këtë qendër duke i pyetur për procesin zgjedhor, gjithashtu qytetarëve iu ka bërë thirrje të dalin në votime dhe të jenë të sigurt se ku po shkon vota e tyre.

Ndërsa, menaxheri tha se disa votues kanë vërejtur emrat e familjarëve të tyre të vdekur në lista, mirëpo vëzhguesit kanë thënë se nuk kanë kurrëfar kompetenca për të ndryshuar./21Media

Back to top button