Nënë e bijë, tani me kulm mbi kokë

Pas kronikës së tv21 u kthehet buzëqeshja

Ky është vendi ku Fikrete Bajrami zgjaste dorën për një kafshatë të gojës, tanimë 10 vite me radhë. Pas kronikës së TV21, tanimë Fikretja nuk është këtu. Njerëzit bamirës i kanë siguruar kulm mbi kokë për një vit. Të shkojmë për të parë se si është gjendja e tyre tani.

Ajo çdo ditë është zgjuar në mëngjes me drojën se ku do fle natën tjetër. Gjatë këtyre viteve ajo së bashku më të bijën natën e kanë kaluar ku kanë gjetur vend. Por jo më, sepse Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” i kanë siguruar për një vit qiranë e një banese në Çair të Shkupit.

G: Si ishte nata e parë në shtëpinë tuaj?

“Unë ndjehem shumë e lumtur. Un tani 10 vjet që kam ardhur në Shkup, kamë qenë pa shtëpi. Ishte shumë e vështirë. Erdhën dje te ura për të më vizituar. Nuk e dija. Vetëm kur më thanë eja të shkojmë tek shtëpia jote tani. Ta kemi marrë me qira një banesë. Veç që s’ mu ndal zemra nga gëzimi. Shumë u gëzova. Ishte një befasi e madhe”, u shpreh Fikrete Bajrami.

E vetme, pa ndihmën e askujt u kujdes për vajzën e saj, cila tani është 15 vjeçe. Të vetmen gjë që kishte ëndërruar, ishte një dhomë për bijën, e tani kjo ëndërr është realizuar.

“Shumë mirë ishte. Gjithçka që kam ëndërruar ishte kjo shtëpi”, tha Advije Bajrami.

G: Tani do vazhdosh të shkollohesh, të ndjekësh ëndrrat tua?

“Po do vazhdojë të ndjekë ëndrrat”, shtoi ajo.

Fikrete Bajrami falënderoi TV21 për kronikën e cila bëri që sa do pak ajo dhe bija e saj të kenë një jetë më të mirë.

“Zoti ua ktheftë me të mirë. Juve që keni ardhur në fillim për të na incizuar, që ta transmetoni në TV. Ta shpërndani për ta parë njerëzit”, shtoi Fikrete Bajrami.

Nënë e bijë, me lot gëzimi na përcollën nga kjo shtëpi.  Tani  për një vit ato mund të flenë të qeta. E pastaj shpresojnë për më të mirën./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=dXBB2zjAI5M

Back to top button