“Nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje me Serbinë, e destabilizojmë rajonin”

Sipas Presidentit, Kosova  nuk mund të ketë garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot tha se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm. Sipas tij, ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, tha ai në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, në Bruksel bisedimet nuk do të jenë të lehta.

Ai u shpreh i bindur se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlament.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 16 shkurt ka deklaruar në Munih se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte. /21Media

Back to top button