“Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit”

Sipas Abdixhikut shumica e Buxhetit do të shkojë për paga e skema

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas miratimit të Ligjit për Paga, duke prezantuar skemaën e shpenzimeve të Buxhetit, ka deklaruar se ka pabarazi enorme mes sektorit publik dhe atij privat.

“Që ta dini, nga sot,

– 740 milionë euro paga;
– 660 milionë euro skema;
Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndryshe sot në Kuvendin e Kosovës me 63 vota pro është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik. Ndërkaq siç ka deklaruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sonte pritet që të votohet edhe Buxheti për vitin 2019./21Media

Back to top button