Ngjarjet e datës 10 janar

Ngjarjet qe shenojnë ditën e sotme ne vendin tonë

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, do të mbaj konferencë. (Gjykatën e Apelit, ora 11:00)

Prokuroria Themelore e Pejës mban konferencë, ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, ora 12:00)

Përfaqësueses të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, protestojnë për liberalizim të vizave. (Protestuesit takohen te Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Odën Ekonomike Amerikane. (Zyrat e Odës Amerikane, ora 13:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së AAK-së. (Zyrat e AAK-së, ora 17:00)

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës (OIK) zgjedh organet e reja të saj. (Votimi zhvillohet në qendrat votuese)

Back to top button