Ngjarjet e datës 24 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Mbahet ngjarja “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 09:30)

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut. (Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Infrastruktura e Transportit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku do të diskutohet lidhur me kërkesën e rektorëve të universiteteve publike rreth programeve të paakredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, shfaqet premierë filmi dokumentar “Koha e pelikulës”. (Kino ABC, ora 11:00)

Oda e Farmacistëve të Kosovës diskuton rreth udhëzimit administrativ për çmimet e produkteve medicinale. (Hotel “Garden”, ora 10:00)

Me rastin e vdekjes së aktores së Teatrit Kombëtar të Kosovë, Fatime Lugiqi, mbahet mbledhje komemorative. (Skena e Madhe të TKK-së, ora 11:00) Kryeministri Ramush Haradinaj viziton ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime shqyrton draft-planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

Back to top button