Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi mban tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të raportit të hulumtimit rreth pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtori për Mirëqenie Sociale Dren Kukaj, prezantojnë projektin “Banimi i Përballueshëm”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

Partia FJALA mban fushatë zgjedhore. (Para “Hotel Dukagjini” në Pejë, ora 11:00)

Ekipi i Kombeve të Bashkuara promovon fjalorin online shqip-serbisht. (Biblioteka “Pjetër Bogdani” , ora 11:00)

Policia e Kosovës organizon konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”. (Shkolla e Mesme e Lartë “28 Nëntori”, Prishtinë, ora 11:30)

Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur organizon debatin “Zgjedhjet parlamentare 2019“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

Filharmonia e Kosovës mban konferencë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 13:30) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, bën homazhe dhe viziton Familjen Jashari, në Prekaz. (Ora 14:00)

Partia Demokratike e Kosovës hap fushatën zyrtare zgjedhore në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, ora 17:40)

Fushata zgjedhore e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, agjenda:

Në orën: 15:00, në Sallën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë. Në orën 17:00, në Shtëpinë ë Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë. Në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec. Në orën 20:00, në palestrën e shkollës fillore në Rogovë-Gjakovë.