Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vendin tone

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vendin tone

Bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në njëvjetorin e vdekjes. (Zllatar, ora 09:00)

Demokraci Plus organizon tryezën e diskutimit “Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) organizon konferencën e parë të Projektit të Partneritetit Institucional me Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energji (BMWi). (MAP, ish-Rilindja, ora 10:00)

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit proteston për mospërfshirjen në konkurs të bursave dhe për vendimin e Senatit për afatin e nëntorit. Do të marshohet drejt MAShT-së dhe Rektoratit të UP-së. (Nisja nga Fakulteti i Edukimit, UP, ora 10:40)

Me moton “Një popull për drejtësi!” marshohet në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Fillon ndërtimi i objektit të ri të Administratës të Komunës së Lipjanit. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan mbanë Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve. (Palesta e Sporteve “Bshkim Selishta” në Gjilan, ora 13:00)

Mbahet konferenca e organizuar me trupën teatrore të shfaqjes “Mosov Selim”, prodhim i Papalangki Theater Company, nga Greqia. (Teatri i AAB-së “Faruk Begolli”, ora 13:00)

Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari. (Selia e VV-së, ora 14:00)

Mbahet aktivitet përkujtimor te murali për Astrit Deharin në Prizren. (Te ndërtesa e Drejtorisë së Financave në Prizren, ora 14:00)

Hapet mini-biblioteka, mundësuar nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ-i. (Parku i vjetër, lagja “Dardania”, 15:30)