Nisin punimet në rrugën Gjakovë-Dollc

Lekaj: Investimi më i madh që bëhet në Gjakovë.-Gjini: Projekti më i madh që po ndodh në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës në segmentin Gjakovë-Dollc këtë projekt e quajti investim pozitiv në zhvillimin ekonomik. Paralajmëroj se ky regjion do të përfitojë edhe një projekt shumë madhor, që është autostrada e Dukagjinit. Tha se shpreson që në mesin e tetorit do të fillojnë punimet. Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se, ky projekt i madh po ndodh si investim i qeverisë./21Media

Back to top button