Një 17-vjeçar i dyshuar për vrasjen në Ferizaj

I dyshuari është në fazën e intervistimit

Një 17 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një 25-vjeçari sot në Ferizaj.

“Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë  arrestuar një person të dyshuar lidhur me kët rast dhe njhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, bëhet  e ditur në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes, siç bëhet e ditur ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit.

Rtv21.tv, ka raportuar se sot rreth orës 12:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Ferizaj ka ndodhur një gjuajte me armë, nga e cila ka vdekur një burrë rreth moshës 25 vjeçare. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agim Gashi. /21Media 

Back to top button