Një 30 vjeçar u plagos me armë zjarri

Me plagosje ka nisur viti i ri 2019

Një 30-vjeçar nga Fieri është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me Julian Serdani, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 05:00 të mëngjesit.

“Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, bën të ditur  policia.

Raportohet se i riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, raporton Oranews.

Back to top button