Një grua gjendet e vdekur në Prishtinë

Gruaja është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj

Policia njofton se mbrëmë në Prishtinë një grua është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj.

Siç njofton policia, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ahmet Korenica, rreth orës 18:00./21Media

Back to top button