10 ngjarjet kyçe të 2019-ës

Në vitin 2019 parashihet të ndodhin dhjetë ngjarje të rëndësishme në botë

Më poshtë është lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme.

Një president i ri në Brazil

1 janar: I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, pritet të nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.

Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri

16 shkurt: Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.

Referendumi i kushtetutës në Kubë

24 shkurt: 60 vjet pas revolucionit, kubanezët pritet të shkojnë në referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.

Brexit

29 mars: Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Ështe hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.

Zgjedhjet presidenciale në Algjeri

Prill: Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjeçarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që në vitin 1999, mbetet i pasigurt.

Akihito abdikon

30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito pritet të heq dorë nga froni dhe t’i jap titullin djalit të tij, Naruhito.

India voton

Prill: Zgjedhje legjislative në Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, pritet të prezantohet për një mandat të dytë.

Parlamenti i ri Europian

23-26 maj: Dy muaj pas Brexitit, pritet të ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.

Regbi në Japoni

20 shtator: Pritet të fillojë Kupa e Botës në Regbi, në Japoni. Është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.

Atletikë në Katar

27 shtator: Katari do ta pres Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar.

Back to top button