Policia jep detaje

Policia jep detaje

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 15:20 ka pranuar një informacion për një person të vdekur në Deçan.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B., lindur në vitin 1972, ka vdekur nga goditja me armë zjarri.

Policia po dyshon se viktima ka vrarë veten.

Arma e gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për t’u ekzaminuar, njofton Policia.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pajetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për t’u dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë.

Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për t’u sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes./kallxo