Një kompani ajrore jep 50 mijë bileta falas për pasagjerët

Kjo është arsyeja

Kompania ajrore, Japan Airlines që nga shkurti do të dhurojë 50 mijë bileta falas për pasagjerët. Kjo po bëhet me qëllim për t’i inkurajuar njerëzit të shkojnë në zonat më pak të vizituara në Japoni. Por ju nuk mund ta zgjedhni destinacionin se ku dëshironi të shkoni, transmeton rtv21.tv

Biletat janë për fluturime që nisen nga Tokio (Haneda) ose Osaka (Itami / Kansai) dhe shkojnë në një nga katër destinacionet në Japoni të zgjedhura nga linja ajrore.

“Japonia është më shumë sesa dritat e ndritshme të qendrave të përhapura urbane. Vizitorët mund të zbulojnë më shumë për historinë magjepsëse të vendit dhe praktikat kulturore dalluese duke eksploruar në regjionet e ndryshme të Japonisë”, thuhet në njoftimin e Japan Airlines.

Gati 2.5 milionë banorë të huaj vizituan Japoninë vetëm në tetor, sipas JTB Travel Research. Industria e turizmit gjeneroi të ardhura prej 37 miliardë dollarësh për vendin në vitin 2017./21Media

Back to top button