Një person goditet nga tensioni i lartë i rrymës

Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga tensioni i lartë i rrymës gjersa ishte duke punuar, dje në fshatin Brod të Shtërpcës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar, është goditur nga tensioni i lartë i rrymës, me ç’rast i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button