Një person goditet nga vetura në “Rrugën C”

Personi ka marrë lëndime trupore

Një person është goditur nga vetura sonte rreth orës 19:00 në “Rrugën C”, Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se këmbësori ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ajo po ashtu ka njoftuar se me rastin po merren njësitet e trafikut.

Për me shumë 21Media do të ju mbajë të informuar. /21Media

Back to top button