Tre të tjerë të lënduar

Tre të tjerë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic dyshohet të ketë vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar nga një shpërthim në Zhur.

Sonte gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. “Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i Policisë së Kosovë kanë dalur në vendin e ngjarjes./21Media