Një pushues nga Kosova humb jetën në plazhin Tales

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë, ku kishte shkuar për të pushuar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, kur pasi kanë parë personin në vështirësi, pushuesit i kanë vajtur atij në ndihmë dhe e kanë nxjerrë nga deti.

Më pas janë lajmëruar shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin në spital të personit, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet paraprake ai është identifikuar me inicialet Sh.K, 46 vjeç, nga Kosova. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet që mbytja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Gjithësesi, një grup hetimor është ngritur, i cili po bashkëpunon me prokurorinë e rrethit Lezhë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Back to top button