Lluka dhe Bahtiri takuan minatorët e Trepçës, nuk arritën marrëveshje

Lluka dhe Bahtiri takuan minatorët e Trepçës, nuk arritën marrëveshje

Takimi i zhvilluar sot ndërmjet Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, Këshillit grevist të Minatorëve dhe kryetarit të Sindikatës së punëtorëve të Trepçës ka rezultuar pa marrëveshje.

Pas më shumë se dy orësh të takimit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për minatorët grevistë, një gjë e tillë nuk është arritur.

Minatorët kanë  reduktuar kërkesat në dy sosh: Rritjen e pagave për 20 përqind  si dhe shkarkimin e Bordit dhe Menaxhmentit të Trepçës.

Ata janë shprehur të vendosur se pa realizimin e këtyre kërkesave nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje, duke paralajmëruar kështu edhe eskalim.

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë që nga 3 janari i këtij viti.