Nuk ka paraburgim për Gruevskin

PSS dhe mbrojtja paralajmëruan ankesa për vendimet e deritanishme

Gjykata Penale në Shkup u shqiptoi masa më të vogla të akuzuarve në rastin Titanik, në vend se paraburgim siç kërkonte PPS. Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski do të ngelet pa pasaportë dhe një herë në javë do të duhet të paraqitet në Gjykatë, dhe do të duhet ta kthejë pasaportën diplomatike të cilën e posedon. Masa e njëjtë vlen edhe për katër personat e tjerë për të cilët PPS kërkonte paraburgim, sekretarët e mëparshëm të Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, dhe ish ministrit për transport dhe lidhje dhe atij të punëve të brendshme, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska. Masat për përkujdes për të akuzuarit e tjerë janë pranuar ndërsa PPS do të ankohet për të gjitha kërkesat të cilat nuk janë pranuar.

“Ne kemi të drejtë që në procedurë t’i shfrytëzojmë mjetet juridike. Gjatë kësaj jave, do të dorëzohen ankesa kundër vendimeve të gjykatës dhe për këtë do t’ju informojnë në kohë”, tha Lençe Ristoska, Prokurore në PPS.

Ankesë për marrjen e pasaportës do të dorëzojë edhe Sasho Mijallkov, përmes përfaqësuesit të tij ligjor Lubço Shvrgovskit. Ish prokurori shtetëror, tani avokat i ish shefit të DSK-së nuk dëshironte ta komentojë akuzën kundër klientit të tij, por paralajmëroi se atë do ta mbrojë në të gjitha rastet, shkruan TV21.TV

“Pason procedura e ankimimit për shqiptimin e masës së kujdesit. Më pas, në procedurë duhet të vlerësohet aktakzua dhe për ankesën do të shohim se se si do të vendosë gjykatësi, gjegjësisht këshilli i cili duhet të vendosë për vlerësimin e aktakuzës”, tha Lubço Shvrgovski, avokat.

Kërkesat e PPS-së për shqiptimin e paraburgimit, gjykata i hodhi poshtë jo vetëm për Mijallkovin por edhe për të gjithë të tjerët. Në vend se të paraburgosen, pa pasaportë mbetën ish ministrat Elizabeta Kançevska Millevska dhe Vlladimir Peshevski, kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, funksionarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, redaktori i TV Sitell Dragan Pavlloviq Llatas dhe kryeshefi në MPB Gjoko Popovski. Ata do të duhej që një herë në jave të paraqiten në gjykatë. Duke i komentuar vendimet e fundit të gjykatës, profesoresha universitare e së drejtës penale Gordana Buzharovska thotë se fare nuk është e befasuar me to.

“Më herët, paraburgimi ishte vendimi i parë dhe i vetëm. Masat e kujdesit, publiku i njohu vetëm kur PPS filloi me punë. Më duhet të pranojë se situatat janë komike sepse për forma të rënda të kriminalitetit, merret vetëm pasaporta e dy vetëve për të cilët të gjithë e dimë se posedojnë edhe pasaportë tjetër. Shtrohet pyetja, cila prej pasaportave u është marrë? Për këtë, gjykatësit duhet të kenë përgjegjësi”, u shpreh Gordana Buyharovska, Profesoreshë e së drejtës penale.

Pas masave të shqiptuara, Këshillat penalë të gjykatës pritet të prononcohen për 17 aktakzua të reja të cilat i dorëzoi PPS. Në procedurë gjyqësore, deri tani janë rastet për dhunën në Komunën Qendër, pastaj rasti “Transporter” për të cilin pritet të caktohet seanca e parë dhe rasti “Fortesa 2”, seanca e së cilës sot u shty. Në këtë rast, që ka të bëjë me shkatërrimin e dokumenteve të lidhura me blerjen e pajisjes për përgjim, i akuzuari i i parë është ish kryshefi i Drejtorisë së Pestë Goran Grujovski, për të cilin, gjykata po ashtu e refuzoi kërkesën për paraburgim si i akuzuar në rastin e bashkuar Target dhe Fortesa. Edhe atë e përfaqëson Lubço Shvrgovski i cili kërkoi kohë shtesë për t’u njohur më mirë me lëndën./21Media

Back to top button